Regjisori Altin Basha ka reaguar pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak më herët njoftoi në Twitter se ishte arritur një marrëveshje për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Regjisori Basha tha se territori i Teatrit nuk do të preket.
“Kemi kërkuar që territori i Teatrit Kombëtar të mos preket. Jemi disa hapa përpara drejt përfundimit të një marrëveshje,” tha Basha.
Në takimin me Veliajn morën pjesë edhe aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi.
“Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër”, ka thënë aktori i njohur Alfred Trebicka.
a.ç