Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas vendimit për të rishqyrtuar Qershorin e vitit të ardhshëm çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Nën cilësinë e kryetarit të Komisionit të Integrimit, ka reaguar edhe deuteti i PD Genc Pollo. Ai thotë se shkak për shtyrjen e evndimit është korrupsioni dhe krimi qeveritar.
“BE ka vendosur për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe te krimit qeveritar. Franca dhe Hollanda kane vene veton, kurse Gjermania ka kerkuar hapje negociatash me kushte. Vendimi do te rishqyrtohet pas nje viti nga Keshilli Europian i cili do te vendose vetem kur te verifikohet se Shqiperia i ka plotesuar kushtet, dhe vetem pas miratimit paraprak nga ato parlamente te vendeve anetare qe duhet te shprehen”, thotë Pollo.
Më tej, deputeti i PD kërkon nga ministri Bushati të dorëhiqet, duke e cilësuar një dështim të madh vendimin e sotëm të BE.
“Por edhe ne kete dite te hidhur per shqiptaret qeveria ka pafytyresine te mashtroje dhe genjeje duke thene se jane hapur negociatat.
Ministri i Europes duhet te kishte dhene doreheqjen sot bashke me shefin e tij. Por te pafytyret nuk njohin as moral dhe as pergjegjesi”, thotë më tej Pollo./a.m.