Deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është bashkuar reagimeve pas vendimit të Këshillit Europian, për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë me BE për një vit.
Përmes një statusi në “Facebook” Tabaku theksoi se sot është një ditë e trishtuar për shqiptarët. Sipas saj për të dytën herë Rama dështoi, ndërsa Europa ngeli në klasë qeverinë.
Ja reagimi i Tabakut:
Një ditë e trishtuar për shqiptarët dhe një sinjal i qartë që fasada e qeverise Rama nuk na çel negociatat. Për të dytën herë në radhë kryeministri Rama dështon. Europa ngeli në klasë qeverinë e tepsisë njësoj si atë të rilindjes.
Korrupsioni dhe Krimi Organizuar janë pengesat e mos çeljes së negociatave për Shqipërinë sipas vendeve anëtare të BE. Dy pika që ne si opozitë i kemi ngritur përballë murit të heshtjes së qeverisë së korruptuar dhe me ministra të lidhur me krimin e organizuar.
Nuk fitohet anëtarësimi duke kërcënuar BE por duke luftuar për arritjet e kritereve. Nuk arrihet qëllimi madhor vetëm se përmes vullnetit politik të qeverisë dhe jo një qeverie të lidhur me krimin e organizuar dhe pastrimin e parasë.
Shqipëria e ka ende një shans, vitin e ardhshëm. Por nëse do vazhdohet me politikën e tepsisë dhe krimit të organizuar dështimi është i garantuar. /b.d