Këshilli Evropian arriuti konsensusin për të shtyrë me një vit çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Pas debateve mes ministrave të BE, në fund u vendos që në Qershorin e vitit të ardhshëm të merrej vendimi për negociatat pas verifikimit të progresit për kushtet e vendosura.
Lidhur me vendimin e sotëm ka reaguar edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i cili thotë se “sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë”.
“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, sigurisht për të ardhmen e BE. Faleminderit të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian” – shkruan Bushati në Twitter.