Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka reaguar sërish pas akuzave nga opozita lidhur me milionat e eurove që u gjetën në mjetet e bllokuara në portin e Durrësit.
“Pas teatrit me ‘babale’ dhe lojës me makina të Kryetarit në detyrë Lulëzim Basha, me përgjëgjësinë më të madhe i them çdo qytetari të zakonshëm që kjo akuzë nuk qëndron.
Pas baltës që Partia Babales është mësuar të hedhë, sot ndjeva detyrim të sqaroj këtë çështje të cilën fillimisht e mora si shaka. Kam qeshur në seancë plenare, kam qeshur edhe dje me këtë budalla politikan që papërgjegjshmërinë e merr për avantazh”, shkruan Balla në rrjetete sociale.
Por ai sqaron se këtë çështje nuk do ta lërë me kaq por do t’i drejtohet shkallëve të drejtësisë. Funksionari i PS thotë se do të depozitojë padi ndaj Bashës për shpifje.
“Pas konsultimit me juristë, mendova që këtë shejtan budalla mos ta lë me kaq. Këtë histori t’ia kthej në një mësim ekzemplar këtij shejtan budallai për t’i thënë njëherë e përgjithmonë që në politikë kemi bërë gjithmonë akuza ndaj njëri-tjetrit, por kurrë një gjë të tillë pa as një lloj lidhje dhe prove”, thotë më tej deputeti socialist.
Më tej balla thotë se ëhstë Lulzim Basha ai që ka lidhje me grupin kriminal. Por deklaron se provat do t’i bëjë publike seancën e së enjtes.
“Që Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këtyre, ju garantoj me përgjegjësi penale, por i them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie, ai i ka disa lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk po i them sot, por do t’i ruaj për seancën e së enjtes disa surpriza për delirantin Basha, i cili ju garantoj që ka lidhje me këtë grup kriminal”, vijon reagimi.
Më tej ai i rikthehet edhe historisë së “Babales”.
“Fol Lulzim, kush është “doraci” që ka bërë dhe sekserin me babalen dhe me aktorin tjetër të përfshirë në këtë rast”, e mbyll reagimin Balla./a.m.