Në Luksemburg është zhvilluar sot debat mes ministrave të jashtëm të BE lidhur integrimin e vendeve të Ballkanit, konkretisht, çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mësohet se vendet skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë janë ato që janë konfirmuar, Holanda, Franca dhe Danimarka.
Raportohet se ka pasur debate mes përfaqësuesve të shumicës që janë pro Shqipërisë dhe përfaqësuesve të tre vendeve skeptike.
Lidhur me debatet e sotme ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Ai thotë se mbledhja kaloi në pikë tjetër për të shqyrtuar në tjetër moment propozimin gjerman për çeljen e negociatave me kushte.
“Refuzohet ne Luksemburg hapja e negociatave me Shqiperine ne vitin 2019!
Te dashur miq, Franca, Hollanda, Danimarka hodhen poshte propozimin per hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqiperine. Mbledhja e Ministrave te Jashtem te BE kaloi ne nje pike tjeter te rendit te dites per te shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date per hapjen e negociatave me Shqiperine”, shkruan Berisha./a.m.