Trajneri problematik serb Sinisa Mihajlovic u emërua vetëm para një jave në postin e trajnerit të Sportingut. Por, shkarkimi i presidentit të klubit portugez, Bruno de Carvalho, mund t’i ketë paraprirë kësaj.
Gjendja e trazuar në të cilën është futur gjiganti portugez nuk duket se ka fund. Gjatë fundjavës që lamë pas, partnerët vendosen, me një shumicë absolute, ta largojnë Runo de Carvalhon nga posti i presidentit, transmeton Gazeta Express.
Sot, u bë publike nga klubi se trajneri serb Mihajlovic nuk do të jetë trajner i klubit.
Serbi nënshkroi kontratë para një jave për ta drejtuar Sportingun në tri sezonet e ardhshme. Megjithatë, ai vendim ishte marrë nga De Carvalho dhe tani Komiteti Drejtues i klubit ka vendosur ta shfuqizojë atë vendim.
Vendimi për largimin e Mihajlovicit do të bëhet zyrtar sot, sipas mediave spanjolle, përgatiti ”Express”. (b.an)