Këshilltari për çështjet ekonomike në Grupin Parlamentar të PD, Dorjan Teliti iu është bashkuar reagimeve lidhur me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, ku opozita akuzon Taulant Ballën si porositës.
Përmes një reagimi Teliti thotë me ironi se “Do mjaftonin vetëm “13 Toyota Yaris” për të mbushur gropën 5-mujore të arkës së shpuar të “qeverisë koncesionare”.
Teksa nënvizon disa sektorë për të cilët sipas tij nuk ka fonde, demokrati thekson se ka bollshëm para për një grup oligarkësh që marrin nga arka e shtetit.
Reagimi:
Do mjaftonin vetëm “13 toyota yaris” për të mbushur gropën 5-mujore te arkës së cpuar të “qeverisë koncesionare”.
Do mjaftonin vetëm “13 toyota yaris” qe buxheti te mos rishikohej me ulje te ndjeshme pas 1 muaji, ULJE NE KURRIZ TE INVESTIMEVE, RROGAVE, PENSIONEVE, SHTRESAVE NE NEVOJE.
Vetem gjate 5 muajve te pare te vitit, mungojne plot 57 milione dollare nga tatimet & doganat. Mosrealizime praktikisht ne cdo ze te te ardhurave, nga TVSH (-28 milione dollare) e deri te tatimi mbi te ardhurat personale (-10 milione dollare).
NUK KA PARA per kompensimin e ish te perndjekurve politike, ne 5 muaj eshte paguar vetem 11% e fondit vjetor.
NUK KA PARA per shtresat ne nevoje (perkundrazi…plot 30 mije familje te perjashtuara padrejtesist nga skema).
NUK KA PARA per rritje reale pagash.
NUK KA PARA per rritje reale pensionesh (te varferuar gjate ketyre 5-viteve me te pakten 12%).
NUK KA PARA per investime serioze nga buxheti i shtetit (pervec palmave dhe lulishteve).
AMA KA BOLLSHEM PARA per nje grusht njerezish, per oligarket qe perpijne cdo dite arken e shtetit, arke e cila mund te mbushet lehtesisht me vetem “13 toyota yaris”.
Cmim te shtrenjte po paguajne shqiptaret per arrogancen e qeverisjes “koncesionare” te padrejtesive.
/b.d