Edhe pasditen e sotme një grup artistët protestuan për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar.
Ata sulmuan këtë pasdite kolegët e tyre të cilët janë shprehur në favor të ndërtimit nga e para të një godine për Teatrin Kombëtar, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta.
Aktori Arben Derhemi, që është kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, sulmoi direkt aktorin Artan Imami, por jo vetëm, që sipas tij do të përfitojë nga Ministria e Kulturës.
“Dy fjalë për ata që kishe mbledhur sot atje, meqë na akuzove për PD-istë.
Njëri të bën fushatë elektorale në Ersekë, tjetri të bën fushatë elektorale në Tiranë, tjetri do të bëhet drejtor i amfiteatrit që ti sapo bëre dhe del atje dhe flet.
Njëri do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për marrjen dhe për mbledhjen e fondeve për të drejtat e autorit, quhet Artan Imami, na vinte këtu dhe na mblidhte firma.
Na mblidhte firma të dashurit e mi, që sot del dhe thotë: S’keni turp.
Ai njeri do të përfitojë nga Ministria e Kulturës sportelin e vetëm të mbledhjes së të drejtave të autorit, që ta dini mirë”, tha Derhemi./a.m.