Ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, i cili luajti një rol qendror në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit kur ai ishte shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, i është mohuar autorizimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për shkak të një vizite në Iran në vitin 2013 transmeton New York Times, shkruan javanews
Javier Solana është një ndër politikanët më të rëndësishëm të BE. Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ish-ministër i jashtëm i BE.
Ish-ministri i Jashtëm i BE, tha të hënën se aplikimi i tij për ripërtëritje në Sistemin Elektronik për Autorizim për të udhëtuar në SHBA, i cili përcakton pranueshmërinë e vizitorëve nga vendet e sigurta për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë, ishte refuzuar për herë të parë.
Solana, 75 vjeç, tha se ai e konsideronte këtë akt “ Më shumë burokratik sesa politik“, shkruan javanews
Solana ishte në Iran në vitin 2013, i ftuar për inaugurimin e presidentit Hassan Rouhani. Solana nuk kishte asnjë post zyrtar në atë kohë.
Administrata Trump ka hyrë në një kurs përplasje me Iranin, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Solana, i cili duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington, iu mohua viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës së një shteti armik”
Javanews.al/a.ç