Një gazetare i dha një leksion brilant një tifozi futbolli që u përpoq ta puthte gjatë transmetimit live nga Kupa e Botës në Rusi.
Julia Guimaraes, gazetare e TV Globo dhe SporTV në Brazil, po raportonte mbi ndeshjen e Japonisë kundër Senegal në Jekaterinburg të dielën, kur një burrë iu afrua asaj dhe u përpoq ta puthë në faqe.
Gazetarja arrin që ta shmangë, fillon duke e qortuar. Dhe tifozi u tërhoq shumë shpejt duke i kërkuar falje.
“Mos e bëj këtë, kurrë më, mirë?“-i tha Guimares.
“Më vjen shumë keq,”-dëgjohet ai duke thënë.
Dhe gazetarja vazhdon: “Nuk do të lejoj që ta bësh kurrë këtë gjë, kurrë. Mirë? Kjo nuk është e sjellshme. Kjo nuk është e drejtë. Anjëherë mos e bëj këtë gjë. Mos ia bëj kurrë këtë një gruaje. Mirë? Kini respekt!”
Gazetarja zbuloi se ishte hera e dytë që një tifoz kishte tentuar ta puthte në Rusi.
“Jam duke përjetuar shumë gjëra në Rusi,”-tha ajo për Globo Esporte.
“Kjo është hera e dytë që një djalë përpiqet të më puthë. Është e tmerrshme. Ndihem e pafuqishme, e cënuar. Këtë herë unë i dhashë një përgjigje, por është e trishtueshme, njerëzit nuk e kuptojnë. Unë doja të kuptoja se pse ai mendonte se kishte të drejtë për ta bërë këtë gjë.”