Ditën e djeshme një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Sipas policisë shtetasi B.L, 73 humbi jetën në spital, ndërsa nuk dihen rrethanat që e kanë shtyre të marrë aktin e vetëflijimit.
“Më datë 20. 06. 2018, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi B. L., vjeç 73, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /b.d