Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka aksidentuar për vdekje një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës” Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar si B.M. 64-vjeç, banues në Tiranë. I moshuari pasi u përplas nga automjeti tip “Ford”, është dërguar në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit E.H. po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.06.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi E.H., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.M., vjeç 64, banues në Tiranë, i cili vdiq në spital. Neni 290 i Kodit Penal.
ma.me