Gjykata e Tiranës vendosi sot të pranojë kërkesën e Izet Haxhisë për të rihapur atë që është cilësuar si “Dosja e Shekullit”, dosja e çështjes Hajdari.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Në përfundim të seancës, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë ka thënë se ditë të mira po vijnë për drejtësinë, duke shtuar se Haxhia është gjykuar në mungesë me një dosje që është skandaloze.
Ai shtoi:
Vetëm dje kemi patur mundësinë të prekim dosjen dhe kemi arritur të marrim dhe t’i paraqesim gjykatës ekstratet thelbësore. Janë mbi 21 politikanë, me në krye të parin e vendit në atë kohë, që organi i akuzës i ka thirrur të dëshmojnë për atë vrasje.
Do të kërkojmë gjithë politikanët të dëshmojnë. Shkaku madhor ka qenë rreziku permanent për jetën i Izet Haxhisë. Ka ardhur koha të vihet drejtësia në vend. Të bëhet drejtësi pa bota të përmbyset”. /b.d