Kryetari i Gjyaktës Kushtetuese Bashkim Dedja i ka dhënë fund heshtjes pasi kaloi procesin e Vettingut.
Ai shkruan përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat se ky proces ishte sikur të kalonte “varrin për së gjalli”.
Por, ai shton se nuk e mendoi kurrë dorëheqjen.
Dedja thekson mes të tjerash se të gjithë le të largohen nëse nuk e meritojnë, por sipas ligjit e kushtetutës.
“S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh ‘varrin për së gjalli’. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetutes.
Për rastin tim: do merret perfaqesuesi ligjor. Kolegji apelimit do caktojë standartin e kryerjes se Vettingut. S’e kam menduar kurre qe sdo kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjaret, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”, shkruan Dedja./a.m.