Tragjedi ne nje familje ne Maqedoni. Ngjarja e rende ka ndodhur dje pasdite ne Veles, ku zjarri ne banese ka shkrumbuar tre fëmijë, të moshës 1,2 dhe 5 vjeçare, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç shkruajnë mediat lokale, shtëpia në të cilën ka ndodhur zjarri gjendet në terren jo të qasshëm në Veles, gjë që e ka rënduar intervenimin e ekipeve të zjarrfikësve.
Vendi, sipas mediave është ndërtim i egër. Informatat thonë se bëhet fjalë për familje e cila është në gjendje të rëndë financiare, e cila ka improvizuar vendbanim dhe aty ka jetuar rreth 2 vjet. Zjarrin e kanë parë fqinjët të cilët kanë qenë larg qindra metra nga shtëpia.
Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë për zbardhjen e arsyeve të zjarrit./a.m.