Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me postimin e një video ku shpaloset projekti për transformimin e zonës pranë liqenit të Shkodrës.
Rama shkruan se Shkodra do kthehet në perlë turistike me projektin në fjalë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./a.m.