Parandalimi i fenomenit të kriminalitetit në qarkun e Elbasanit nëpërmjet ndërtimit dhe forcimit të partneritetit polici-komunitet, ishte kryefjala e takimit të Këshillit të Sigurisë në këtë qytet. Sipas drejtorit të policisë Elbasan, Altin Qato, përmes strukturimit të policisë synohet garantimi i sigurisë publike.
Qato renditi edhe disa nga pikat ku evidentohen problematikat në qytet, sikundër është vjedhja e banesave dhe lokaleve. Por sakaq edhe përdorimi I drogave nga të rinjtë dhe që në analizën e drejtorit të policisë do shënojë kthesë si pasojë e ngritjes se strukturës së oficerit të policisë në komunitet. Ndërkohë ndonëse shifrat flasin për rritje të denoncimit të dhunës në familje, Qato e përkthen si rritje të besimit të komunitetit të policia.
Kjo analizë, vjen afro dy muaj, pasi vetë ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se në Elbasan ishin evidentuar 2-3 grupe kriminale, për të cilat po punohej për ti vënë shumë shpejt përpara përgjegjësisë penale.
ma.me