Uruguaji bëhet skuadra e dytë që pret një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Amerikano-latinët mposhten me rezultat minimal Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Rusisë në krye të Grupit A, në kuotën e 6 pikëve.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luis Suarez që në minutën e 23-të, rrjetë e cila eliminoi që në këtë 90 minutësh arabët.
Në takimin tjetër Uruguai do të masë forcat me Rusinë, me dy skuadrat që kërkojnë të gjejnë fitoren për të qënë ata kokë grupi.
a.ç