Ky është momenti kur një burrë edhe pse u qëllua me pistoletë nga policia amerikane, arriti të ngrihet në këmbë dhe t’i sulmojë sërish oficerët.
Policia e Cleveland ishin telefonuar rreth orës 1:30 gjatë pasdites së të dielës, pasi një burrë ishte parë duke rrahur një grua në rrugë dhe kishte shtënë në ajër me pistoletë.
Ndërsa patrulla e policisë arriti në vendin e ngjarjes, burri iu vërsul policisë duke i detyruar ta qëllojnë me revole.
Në një moment e rrëzojnë në tokë, megjithatë ai arrin të ngrihet në këmbë dhe të sulmojë sërish policinë.
Pas një konfrontimi disa sekondash, ai arrin të lëndoj dy policë, njërit ia thyen dorën dhe tjetrit i shkakton mavijosje në sy nga grushtet.
Është dashur ndërhyrja edhe e dy policëve të tjerë që të mund të arrestojnë burrin e plagosur.
a.ç