Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Europës për turin e parë eliminator, aty ku bëjnë pjesë Partizani, Laçi dhe Luftëtari. Tre skuadrat nga Kategoria Superiore, kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.
Kështu, goglat kanë vendosur që kundërshtari i parë i Partizanit të jetë skuadra e Mariborit nga Sllovenia Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 12 korrik, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Maribor më 19 korrik.
Luftëtari do të ketë në fazë të parë një kundërshtar relativisht të lehtë, duke qenë se do të përballet me Ventspils e Letonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni, ndërkohë që më 19 korrik në Shqipëri.
Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator do të jetë Anorthosis nga Qiproja, një kundërshtar relativisht i vështirë, duke qenë se është e dyta me koeficientin më të lartë. Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë./a.m.