Teksa Komisioni i Sigurisë ka qenë duke diskutuar për dhunën në familje, deputeti Flamur Noka e ka ndërprerë relatimin e koleges Elona Gjebrea.
“Dhuna në familje është e rëndësishme, por ka gjëra më të rëndësishme… Bëhet fjalë për refugjatët që do të vijnë sepse Rama do t’i hapë dyert atyre. Zv,ministrja ka thënë se kemi kapacitet për 600 mijë refugjatë që do të thotë se do vijnë” – tha Noka.
Ai tha se vendi do të kthehet në qendër të trafikut njerëzor.
Deputeti i PD tha se Gjykata Kushtetuese u shkatërrua dhe gjithë sistemi i Drejtësisë po rrezikohet.
“Ju morët peng drejtësinë vetëm për të shpëtuar Saimir Tahirin” – tha Noka.
Sipas Flamur Nokës, Europa nuk do t’ia hapë derën Shqipërisë pasi ‘nuk i ha reklamat e Ramës’.
/b.d