Një debat i momentit mes dy djem xhaxhallarësh në Roskovec, rrezikoi që të përmbyllej në mënyrën më tragjike të mundshme.
Kjo pasi njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi dy herë drejt kushëririt.
Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, në fshatin Strum, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë kushëririn e tij G.Ruko, 41 vjeç, banues në Strum.
Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 41-vjeçari e ka sharë dhe ofenduar me fjalë të rënda kushëririn.
Por kjo gjë nuk është toleruar prej Ardit Rukos, i cili ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje, duke e shkrepur, por fatmirësisht pa e plagosur 41-vjeçarin.
Në cilësinë e provës materiale lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të marte u sekuestruan dy gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.