Salah nuk mjafton! I vetëm nuk arrin dot të ndalë Rusinë
Vendi organizator i Botërorit është ekipi i parë që kalon fazën e grupeve në Botërorin që ka organizuar.
Pasi fitoi me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, organizatorët e Botërorit i shënojnë 3 gola Egjiptit, i cili golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me Salah.
Me sulmuesin e Liverpool në fushën e lojës, Egjipti u mendua se do të ishte një “kockë e vështirë” për Rusinë, por nuk rezultoi aspak kështu.
Disfatën e Egjiptit e hapi Ahmed Fathi me një autogol, ndërsa Denis Cheryshev shënoi golin e dytë dhe Artem Dzyuba të tretin.
Për Egjiptin e ka ngushtuar diferencën Salah me penallti. Pas fitores me Arabinë Sauditë dhe Egjiptin, Rusia ka 6 pikë duke kryesuar pastër grupin për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit.
a.ç
Rusi 3 – 1 Egjipt
Rusi 3 – 0 Egjipt