Dibran Hoxha, i njohur si pronari i “Kobra City”-t në Prizren, është arrestuar sot nga Policia e Prizrenit.
Hoxha ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.
Lajmin për arrestimin e Hoxhës e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit.
“Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala për kallxo.com
Mësohet se personi H.B. ishte sulmuar me mjete të mprehta në terë trupin.
Lokali “Kobra City” është i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”. /b.d