Ju kujtohet kampi i gjigand i kosovarëve në Kavajë? Ja se si e përshkruan në këtë fotografi të TemA, njëri prej vullnetarëve të Kryqit të Kuq Italian: “Nuk e di nëse ju kujtohet, por i vetmi operacion humanitar i realizuar nga ana jonë si italianë për së mbari ka qenë ai i “Ndihmojmë Ata në Shtëpinë e tyre”. Një projekt i Qeverisë së atëhershme italiane D’Alema (1999), në kuadrin e Misionit “Arcobaleno”.
Nëpërmjet ndërtimit të shumë kampeve të refugjatëve në të gjithë Shqipërinë (në foto njëri prej tyre ai i Kavajës, i ndërtuar për të pritur 7.400 refugjatë) u bllokua emigracioni i sigurt i kosovarëve drejt Italisë, dhe kjo falë një pune mjaft të madhe dhe të përkryer për sa i përket asistencës humanitare pēr një popullsi që i kishte shpëtuar terrorit të luftës me Serbinë.