Google po sheh të gjitha aspektet e jetës dixhitale të njerëzve, që nga emaili, kërkimet, hartat, kalendarët, çka do të thotë se di jo pak për 1.17 miliardë përdoruesit e tij. Por tashmë, gjiganti teknologjik mund të dijë se kur do të vdisni.
Grupi i risisë së krijuar, “Medical Brain”, po përdor një mënyrë të re algoritmi të inteligjencës artificiale për të parashikuar gjasat e vdekjes mes pacientëve në spital.
Në një dokument të publikuar në revistën “Nature” thuhet me detaje sesi algoritmi parashikues përdor grupe të mëdha të dhënash për të përcaktuar nëse pacientët e sëmurë do të mbijetonin apo jo, sipas një studimi në dy spitale të ndryshme.
Për të parashikuar vdekshmërinë e pacientëve, “Medical Brain” i Google ishte 95 për qind i saktë në spitalin e parë dhe 93% i saktë në spitalin e dytë.
a.ç