Presidenti i republikës Ilir Meta priti Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë dhe tha se, prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të diplomacisë dhe marrëdhenieve ndërkombetarë, është garanci për afirmimin e këtij këshilli si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.
Zyra e shtypit e presidentit bën me dije se, kreu i shtetit gjatë takimit ku u njoh me programin e kësaj organizate , u shpreh se politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës, e maturuar dhe e përqëndruar në interesat e qëndrueshme kombëtare, si dhe të ndërtohet mbi besueshmërinë afatgjatë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë.
a.ç