Nga FLOGERT MUÇA/
Mëngjesi i ditës së sotme ka dhuruar për publikun një tjetër shfaqje të shëmtuar, ofruar si përherë nga politika agresive dhe desktruktive. Në Komisionin e Medias ku kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishtë thirrur për të dhënë argumentat e tij mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, situata e krijuar na ka kthyer në vëmendje edhe një anë tjetër fytyrën e dhunshme të PD-së kur bëhet fjalë për ndonjë projekt ambicioz që pritet të ndërtohet. Edhe njëherë PD-ja ka treguar se është ajo aktorja kryesore e lojës ‘anti-teatër’, duke dalë vetë si përsonazh kryesor në skenë duke qenë se aktorët e kanë kuptuar stratëgjinë e saj dhe kanë filluar tërheqjen.
Sot në Komision, deputeti demokrat Flamur Noka, ka tentuar të qëllojë brenda seancës kryebashkiakun Veliaj. Noka është ngritur në këmbë dhe është përplasur me punonjësit e Gardës.
Kjo në fakt nuk është suprizë për qytetarët edhe pse është në çdo rast e neveritshme. Është skema e përhershme që Partia Demokratike përdor kur bëhet fjalë për të penguar çdo projekt në bashkimnë e Tiranës. PD ka sulmuar çdo projekt të bukur të Tiranës, duke filluar nga këndet e lodrave te “Sheshi Skënderbej”, “Pazari i ri” e “Bulevardi i ri”… Njëlloj po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar. Ajo që ndryshon janë personazhet që PD zgjedh për të luajtur rolin e ‘gangsterit’. Kjo ndodh duke përdorur që nga anëtarët e Këshillit Bashkiak e duke përfunduar me deputetët.
Rastet janë të shumta, por njëri është më pikanti e ilustruesi më i mirë. Bëhet fjalë për atë të këndit të lodrave të Liqeni Artificial. Atëherë ‘i përzgjedhuri’ ishte deputeti Genc Strazimiri i cili doli me pistoletë në protestën e organizuar për të mos lejuar ndërtimin e atij këndi lodrash që sot fëmijët gëzojnë në park. Asokohe, Strazimiri tha se ishte një kllëf celulari e jo pistoletë, duke e ofenduar për të dytën herë publikun që shihte qartë në foto revolen. Por as kjo nuk të bëri përshtypje e dinim që bëhej fjalë për të njëjtën parti që çadrat i qinte pistoleta në Bulevard, ditën kur u vranë katër protestues të pafajshëm.
Sot Partia Demokratike kishte zgjedhur si personazhe Nokën, Balliun e Salianjin. Po të ishte duke u ndërtuar Teatri ata do të ishin më kazma në dorë për ta shkatërruar, përsa kohë sot u përplasën me gardën për të nxjerrë me dhunë kryebashkiakun e Tiranës.
Arsyeja?
Sikleti i opozitës e cila kalon bën të tilla veprime nuk vjen vetëm nga mungesa e vizionit të saj, por më së shumti nga frika se punët e kundërshtarit nxjerrin zbuluar kryetarin e tyre i cili kur drejtonte kryeqytetin nuk nguli as një goshdë në mur. Ishte i përhershmi Flamur dhe ithtarët e rinj të Bashës (Balliu e Salianji) të cilët i dolën sot në mbrojtje kryetarit të tyre, Lulzim Bashës, i cili pas çdo punë që bën Veliaj del zbuluar paaftësia e tij për të ndërtuar një vepër të vetme në qytet.
Pikërisht për këtë arsye, opozita po e përdor Teatrin dhe aktorët e tij për t’i mbrojtur surratin kryetarit të tyre i cili nuk mbahet mend për asnjë punë në qytetin e Tiranës. Duket sikur e bukura i vret sytë, por në fakt është edhe më shumë se aq. Çdo gjë që ndërtohet në Tiranë zbulon e rikujton të qytetarët paaftësinë e Bashës për të punuar. Ndaj edhe sot deputetët e PD-së ishin të detyruar të bënin gjithçka që Veliaj të mos jepte asnjë argument. Për këtë, duhen mirëkuptuar!
a.ç