Manchester pritet që të rikthehet në treg shumë shpejt.
Pasi ka siguruar Fredin e Brazilit, mediat në Angli thonë se United është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë funtesh për anësorin e Chelseat, William.
Sipas Manchester Evening News, oferta pritet që të ofrohet në drejtim të Chelsea gjatë javës.
Jose Mourinho ka thënë se ata nuk janë duke kërkuar për të nënshkruar më ndonjë sulmues, pavarësisht se mund të humbasin Antony Martial gjatë kësaj vere, me lojtarin që ka kërkuar largimin nga Manchester, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)