Së fundmi erdhi koha që keni pritur, pra të bëni udhëtimin e parë me partnerin tuaj.
Po vjen koha e pushimeve, prandaj duhet të bëni kujdes. Tani do të mësoni hap pas hapi për sfidat e një udhëtimi si çift dhe si mund të përgatiteni për pushimet e para së bashku. Para udhëtimit, sipas intv.al duhet të keni parasysh këto gjëra:
1. Zgjidhni një destinacion ku të dy jeni të interesuar
Ju ndoshta keni një listë që tregon vendet që dëshironi të vizitoni, por edhe partneri juaj ka gjithashtu një të tillë. Në këtë mënyrë ju do të gjeni se cilat vende janë më interesante për ju dhe është më e lehtë të vendosni se ku të shkoni!
Secili prej jush bën një listë prej 10 destinacionesh që dëshironi të shkoni së bashku dhe pastaj vendosni
2. Kontrolloni nëse destinacioni ofron gjithçka, që të dy dëshironi
Sapo të keni gjetur një destinacion, por duhet të kontrolloni se çfarë ka për të ofruar. Duhet të jeni të gjeni diçka që të dy të dilni të kënaqur.
3. Planifikoni shpejt për të shmangur keqkuptimet
Kur të vendosni për një destinacion, është koha për të filluar planifikimin. Është shumë e rëndësishme të planifikoni udhëtimin e parë për të shmangur keqkuptimet.
Ndër të tjera, duhet të flisni për aspektet e mëposhtme :
– Buxheti
– Aktivitetet
– Qytetet ose natyra
4. Vendosni një buxhet ditor ose një për të gjithë udhëtimin, për të shmangur temën ‘para’
Njerëzit mund të argumentojnë lehtë për paratë. Për të qenë së bashku dhe të kalni mirë në këtë udhëtim, duhet të bini dakord për buxhetin.
5. Kompromisi
Një marrëdhënie nuk funksionon pa kompromentuar. Edhe nëse mund të keni ide të ndryshme për të kaluar pasditen tuaj, sipas intv.al duhet edhe të arrini një marrëveshje së bashku, për të shmangur zënkat.
ma.me