Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun ka ardhur dhe reagim i i parë nga Presidenca.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Azem Hajdarin u shpreh se:
Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.
Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.
Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.
/b.d