Policia rrugore e Lezhës ka ndërmarrë disa akte kontrolli me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga kontrolli i ushtruar u konstatuan disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilat u morën edhe masa. Në këto kushte policia rrugore vendosi në total 1379 gjoba ndaj shkelësve të ligjit.
Njoftimi i Policisë Lezhë
Konstatohen 2 raste të lëvizjeve në sens të kundërt në autostradë , duke u bërë burim aksidenti.
– Një mjet tip Kamion me drejtues shtetasin M.V. i cili në autostradën me drejtim lëvizje Tiranë – Lezhë, po lëvizte në sens të kundërt.
– Një mjet tip furgon me drejtues shtetasin Z.M.( i papajisur me leje drejtimi) i cili në autostradën me drejtim lëvizje Lezhë – Tiranë, po lëvizte në sens të kundërt.
Ndaj drejtuesit M.V. u vendos masa administrative pezullim i lejes së drejtimit bazuar në nenin 22 të Kodit Rrugor për shkeljen e nenit 174.1/A të Kodit Rrugor ” Lëvizje në sens të kundërt në autostradë”, ndërsa shtetasi Z.M. u arrestua pasi nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi. Konstatohet dhe ndëshkohet administrativisht për nenin 139 pika 5 të Kodit Rrugor, shtetasi B.B. i cili duke drejtuar mjetin tip Opel në autostradën Fushë Milot – Thumanë po bënte gara shpejtësie.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për ” Drejtim mjeti pa leje drejtimi”, të konstatuar në Fushë Milot, në Shënkoll dhe Lezhë.
Vendosen në total 1379 masa administrative :
– 392 Masa për shpejtësi tej normave të lejuara
– 93 Masa për mospërdorim të rripit të sigurimit
-248 Masa për parakalim të gabuar
– 6 Masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
– 82 Masa për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
-Janë ndaluar administrativisht 16 mjete të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.
-Janë tërhequr 220 leje drejtimi për ” Shpejtësi tej normave të lejuara” “Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”
Është menaxhuar pa ndërprerje fluksi i mjeteve gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout më data 12-13 Qershor e cila kaloi pa asnjë incident, korrombol apo aksident automobilistik. Policia Rrugore e Lezhës do vazhdojë kontrolle të tilla, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos bëhen burim aksidenti.
ma.me