“Mendoj se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën” , thotë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton Koha.net.
Duke theksuar se ky është qëndrim personal i tij, Vulin është i bindur se me një zgjidhje të tillë do të komplotohej krijimi i Shqipërisë së madhe të cilën ai e sheh si rrezikun në madh në rajon.
“Shqipëria e madhe duhet të ndalet në Kosovë. Në Kosovë duhet të ndalet zgjerimi i Shqipërisë së madhe dhe duhet të ndalet procesi i destabilizimit i këtij rajoni. Ndryshe nuk është e mundur”, citon tanujg të ketë thënë Vulin.
Ai ka saktësuar se ideja e ndarjes së Kosovës është vetëm ide bazë e cila, sipas tij, duhet të përpunohet: “Në veçanti duhet shqyrtuat këndi se çfarë të bëhet me serbët që do të hynin në këtë ndarje dhe cilat janë detyrimet e vendeve që janë përreth nesh”.
Në fund Vulin ka shtuar se kjo zgjidhje duhet të përfshijë edhe garancitë se Shqipëria e Kosova pas kësaj nuk mund të bashkohen, përgatiti Koha. (b.an)