Ylli i serisë televizive “Smallville”, aktorja 35-vjeçare Allison Mack dyshohet si anëtare e sektit Nxiwm, së bashku me udhëheqësin Keith Raniere ka ndihmuar në kontrabandën, tregtinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Aktorja u arrestua në mars në Meksikë dhe tani u shfaq për herë të dytë në një gjykatë ku mohoi fajin. Ajo shkoi në gjykatë nga arresti shtëpiak, pasi kishte paguar pesë milionë dollarë kaucion për t’u mbrojtur në liri.
Siç shkruajnë mediat amerikane, Keith Raniere i është refuzuar e njëjta kërkesë, pasi supozohet se ka një numër të madh njerëzish në sektin Nxiwm që mund të organizojnë ikjen e tij nga shteti.
Dyshohet se Claire Bronfman, vajza e milionerit Edgar Bronfman është përfshirë në këtë rast dhe policia po punon për të mbledhur prova.
Edhe pse fillimisht u tha se Allison ishte bashkuar sektit gjashtë vjet më parë, doli se ajo në të vërtetë i përkiste kësaj shoqërie për gjashtë muaj. Pretendohet se ajo ishte në marrëdhënie të ngushta me Keith dhe detyra e saj kryesore ishte të grumbullonte pengje të reja, kryesisht gra. Ajo ishte e ngarkuar me shantazhin e grave dhe vazhdimisht duke sjellë ato të reja.
Keith u përfaqësua si një udhëheqës dhe të gjitha gratë duhej të ishin të nënshtruar ndaj tij. Ato kishin tatuazhe në trup me inicialet e tij dhe përveç kësaj, ai i detyronte në punë dhe i linte të uritura.
Siç pohohet nga prokuroria, të ashtuquajturat ‘robëresha të Nxiwm’ rrinin të uritura për të “mbetur më lehtë beqare”, dhe për t’u ditur se kujt i përkisnin, vendosnin tatuazhe në kofshë, transmeton KosovaPress.
Mediat amerikane pohojnë se Allison po bashkëpunon me prokurorinë duke iu ofruar dëshmi kundër Raniere, në mënyrë që asaj t’i ulet dënimi, ndërkohë që seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdojë më 1 tetor.
“Mack është në krye të hierarkisë së këtij kulti dhe tash është e qartë se ajo ka keqtrajtuar femrat duke i lënë të uritura, duke i mbajtur me ‘besimin’ se kjo ndjenjë do t’i forcojë ato derisa të mos bëhen partnere ideale seksuale për Keith. Ajo i kishte detyruar viktimat e saj që të pozojnë lakuriq, për t’ia treguar fotografitë “shefit””, ka thënë hetuesia.
Nëse Allison nuk gjen gjuhë të përbashkët me prokurorinë, sipas mediave amerikane, ajo do të dënohet me 15 vjet heqje lirie./a.m.