Jorge Lorenzo triumfoi në Çmimin e Madh të Katalonisë, duke siguruar suksesin e dytë radhazi në këtë Botëror të Moto GP.
Piloti i Ducatit dominoi që nga starti, duke e kaluar i pari finishin, i ndjekur në distancë nga Honda e Marc Marquezit dhe Yamaha e Valentino Rossit.
Një tjetër dështim për Andrea Dovozioson, që u rrëzua në xhiron e 9-të, kur ishte në vendin e tretë.
Një garë e mërzitshme dhe pa histori, sikurse i pëlqen Lorenzos, që si në garën e Mugellos, u vu që në fillim në komandë, duke kryesuar deri në fund, transmeton kp.
Vendi i katërt dhe i pestë për dy pilotët e tjerë të Hondas, Crutchlow dhe Pedrosa, më pas vijnë Vinales e Zarco. Petrucci, Bautista dhe Iannone mbyllen 10-shen më të mirë. (b.an)