“Një ditë historike për dy vendet”, kështu e vlerësoi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë të firmos ditën e sotme.
“Kjo është një ditë historike për të dy vendet, por edhe për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin”, tha Mogherini, e cila mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin.
Ajo tha se shumë njerëz ishin skeptikë rreth marrëveshjes, ndërsa kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë punuan me përkushtim për ta arritur atë.
“Të dyja palët na bënë krenarë, ne, evropianëve me fito-fito zgjidhjen që ata nënshkruan. Shpresoj se kjo do të jetë një frymëzim për shumë njerëz në rajon që të marrin hapa të guximshëm, si dhe për të gjithë Evropën. Kjo marrëveshje i ka treguar Evropës dhe botës se çdo problem mund të zgjidhet përmes dialogut dhe lidershipit”, tha Mogherini.
Mogherini shtoi se BE-ja do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes, sepse, siç tha, ajo nuk është e rëndësishme vetëm për të dy vendet, por edhe për Evropën dhe botën.
a.ç