Një delfin është bërë bashkudhëtar i një grupi turistësh që ishin nisur nga Vlora në drejtim të ishullit të Sazanit, kthyer tashmë në një atraksion turistik.
Në thellësitë e Jonit, turistët kanë ndeshur shumë pranë anijes një delfin i cili kishte nisur ‘lojën’ ndërkohë, duke u zbavitur përpara syve të tyre.
Report Tv ka siguruar videon e delfinit, i filmuar nga turistët, që teksa argëtohet në det, nuk i ndahet anijes së tyre, por i shoqëron gjatë gjithë udhëtimit deri në ishullin e Sazanit.