Nuk ka prodhuar rezultatin qe pritej nga hetuesit ndalimi i burrit 63 vjecar, nga Cuneo, qe u dyshua se ishte autori i vrasjes se Anxhela Mecanit, shqiptares 19-vjecare qe gjetu vdekjen e hedhur ne rruge ne Itali.
Mediat italiane raportojne se 63 vjecari pasi ka kaluar gjithe naten ne polici duke u marre ne pyetje eshte lene serish i lire, pasi nuk kane qene elementet dhe provat e nevojshme per ta mbajtur te ndlauar lidhur me akuzat.
Zhvillimet e papritura ndodhën pasditen e së enjtes, kur agjentët e policisë shoqëruan nga shtëpia e tij një burrë në Fossano dhe e çuan në polici për ta marrë në pyetje. Makina e tij Mercedes u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektimeve, për të verifikuar nese ishte ajo makina nga e cila gjeti vdekjen shqiptarja shkruan Panorama.
Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63-vjeçari në këtë krim, për të kuptuar mbi të gjitha si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.
Mediat italiane i referohen autopsise dhe thone se ajo eshte perplasur nga nje makine ne rruge, ndryshe nga sa u tha fillimisht se ajo ishte dhunuar dhe me pas rrezuar nga makine.
Autopsia tregon se ajo eshte shtypur nga nje makine qe ma pas ka ikur me shpejtesi pa e ndihmuar. Ne fjalet e fundit ne spital, raportohet se Anxhela ka treguar per mjeket se “Nuk me pagoi, une rashe”.
Ndalimi i te dyshuarit
Ka një te ndaluar per vrasjen e Anxhela Mecanit, shqiptares qe u gjet ne mes te rruges dhe gjeti vdekjen ne spital nga palget e marra.
Mediat italiane shkruajne se policia bastisi shtëpinë e klientit të fundit të saj. Operacioni u zhvillua në krahinën e Cuneos ku jeton personi i ndaluar dhe po hetohet per vrasje. Behet fjale per nje burre nga Kuneo, rreth 63 vjeç, te cilit i eshte sekuestruar edhe makina.
Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia dhe të hetuara me kujdes,
Pozicioni i tij tani është duke u shqyrtuar nga hetuesit, hipoteza që merr rrugë është ajo e vrasjes. Në makinë nga ku u hodh apo e hodhen shqiptaren do të bëhen një sërë hetimesh për të parë nëse ajo është me të vërtetë ai që e ka vrare ate.
Tani bëhet fjalë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë natën e së shtunës, ndoshta duke filluar nga pak fjalë e fundit qe tha ajo ne spital: “Ky njeri nuk më pagoi, une rashe”.
Nje nga pistat ku po perqendrohet tashme hetimi eshte nje sherr pas nje raporti seksual, per te cilin vajza dyshohet se nuk eshte paguar./a.m.