Në një kohë kur sot zonat Qendrore dhe Juglindore janë përfshirë nga reshjet e shiut, që parashikohet të vijojnë deri në orët e vona të pasdites, dilemë mbetet se si do të jetë moti përgjatë fundjavës.
Kështu, sipas Meteoalb edhe përgjatë fundjavës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, ndërsa e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga shira afatshkurtër.
“Sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel. Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C”, thuhet në njoftimin e Meteoalb./a.m.