Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Itali. Kjo është një nga ato histori që tregojnë se sa i shtrenjtë është fëmija për nënën.
Plot tre muaj e gjysmë në gjendje koma, por nëna sjell në jetë foshnjën në Mantova, një botë shëndetshme.
Raportohet se fëmija ka lindur në muajin e tetë dhe është në gjendje të mirë. Nëna 33-vjeçare pësoi një goditje në zemër kur ishte në muajin e pestë të shtatzanisë.
Kjo i shkaktoi encefalopati dhe prej më tepër se tre muajsh ajo ëhstë në koma. Nëna e re merrte frymë vet gjatë kësaj periudhe, pa ndihmën e aparaturave, dhe ndonjëherë ajo ka qenë vigjilente por nuk arrin të flasë.
Nuk dihet nëse nëna ka kuptuar që ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Procesi i lindjes u ndoq nga një ekip prej 30 mjekësh e infermierësh, nën mbikqyrjen e disa gjinekologëve.
Pasi këtë periudhë u monitorua gjendja e foshnjës, u vendos të bëhej ndërhyrja.
Tashmë nëna është ende nën mbikqyrje dhe po merr veten pas lindjes./a.m.