Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar për bërjen e armëve biologjike, me gjasë ka parandaluar një sulm terrorist. 29 vjeçari i identifikuar si Sief Allah H. u arrestua të martën në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës BfV.
Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, tha se provat e deritashme tregojnë se është penguar një sulm “shumë i mundshëm” terrorist. Raportohet se i arrestuari ka pasur material të mjaftueshëm në banesën e tij për të prodhuar doza helmuese të ricinit.
Prokurorët thanë se i dyshuari ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë, porse ata nuk kanë dëshmi se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste. Autoritetet janë alarmuar për aktivitetet e tij pasi ai ka prorositur 1,000 fara të kërpudhave, të cilat përmbajnë ricin, dhe një mulli elektrik në internet.