Ministria e Arsimit dhe Sportit ka penalizuar disa maturantë por edhe amdinistratorë që kanë shkelur rregullat e provimeve të Maturës.
Të paktën 11 maturantë janë penalizuar pasi janë kapur duke përdorur ceular gjatë provimit të matematikës.
Ndërkohë, ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar as mësuesit që monitoronin provimet.
Janë ndërmarrë pesë masa të rënda deri me largim nga puna për shkeljen e rregullave të sigurisë së provimeve.
Sipas njoftimit për mediat, ministria sqaron se 6 nxënës janë pezulluar në Kukës, 2 në Tiranë, 2 në Kukës dhe 1 në Gjirokastër.
Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë, të cilët u identifikuan nga monitoruesit e MASR.
Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër, sqaron ministria që menaxhon arsimin në vend.
11 nxënësit janë janë përjashtuar dhe rezultati i tyre nuk do të njihet.
Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës, Komiteti i Maturës Shtetërore vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.
Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna./a.m.