Ndoshta shumica e italianëve shpresonin se ky moment nuk do të kishte ardhur kurrë, por sigurisht kjo nuk ndalet dot.
Sot, më 14 qershor, Kupa e Botës, e 21-ta në radhë, fillon në Rusi, pikërisht pa praninë e ekipit kombëtar të Italisë, me të cilën janë tifozë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, për arsye e faktorë të shumtë. Një goditje për të gjithë vendin përtej Adriatikut, kryesisht për tifozët e futbollit, por do të duhet që axurrët të shërohen shpejt.
Apeli i këtij Botërori fillon sot, me ceremoninë hapëse dhe pastaj sfidën midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, në orën 17:00. Por, prozhektorët padyshim janë fokusuar te favoritët e mëdhenj për fitoren përfundimtare dhe në përgjithësi për lojtarët më të famshëm, që pritet të “sfilojnë” në skenën ruse.
Eshtë pothuajse e pamundur për të bërë një rrjet të saktë dhe të caktuar, referuar parashikimeve, por pozita e parë duket e paprekshme: Brazili ka gjithçka për të fituar, teksa ka treguar në këto dy vite që të jetë ekipi më i fortë, më kompakt dhe me më shumë talent. Natyrisht, pika e referimit të kombëtares së drejtuar nga Tite pritet të jetë Neymar, ylli 222 milionë eurosh, që është rikuperuar “in extremis” nga një lëndim në kyçin e këmbës, që e mbajti atë larg fushave gjatë pjesës së dytë të sezonit me PSG.
Një hap më poshtë janë me siguri mbajtësit e trofeut, Gjermania, që katër vjet më parë mundi Argjentinën në finale, në Botërorin e Brazilit. Por, kombëtarja e drejtuar nga Joachim Löw duket se nuk është në 100%. Sidoqoftë, të gjithë e dinë: vështirë se gjermanët gabojnë në një Kupë Bote dhe në përgjithësi një garë kaq të rëndësishme.
Duke ardhur përsëri, pak a shumë në të njëjtin nivel, ekipe si Spanja (e cila, megjithatë, ka pësuar goditjen e orëve të fundit me shkarkimin e trajnerit Lopetegui dhe ardhjen e Hierro); Argjentina e yllit ndoshta më të pritur në botë, Leo Messi; Franca e talenteve Mbappé, Pogba dhe Griezmann; Portugalia, që është kampione e Europës dhe ka brenda një “bishë” si Cristiano Ronaldo; Anglia arrin me një modul të ri dhe një “komision” të ri teknik, shkruan Telesport.