Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim njëherësh edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prezantoi sot kandidatin e majtë për Bashkinë e Selenicës Kasem Cenaj.
Në fjalën e tijj Meta uroi banorët për 9 majin ditën e fitores mbi fashizmin, ndërsa theksoi se koalicioni PS-LSI është koalicioni i fitores.
“Jemi në trevat më patriotike dhe kemi arsye të festojmë. pushteti lokal është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Qeveria do të bëjë investime konkrete në këtë zonë” – u shpreh Meta.
Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.
“PS-LSI nje fuqi e perbashket qe nuk synon te fitojë, por të japi shembullin e punës jo vetëm në Vlorë e Selenicë, por edhe Shkodër e Kukes. PD i do Bashkite për luftë politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Do të ketë investime konkrete nga qeveria në këtë zone. Mbështetje të jashtëzakonshme për bujqësinë dhe blegtorinë. Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur. Së shpejti projekte për të lidhur Selenicën me Bregun.Me bitumin e Selenices jane shtruar rruget e botes, por jo te Selenices. Rruga e lumit te Vlores nis se shpejti, përmes së cilës lidhet Vlora me Qeparoin. Ky do jete reformin teresor per zonen”, tha Meta
Redaksia Online
(JavaNews.al)