Aktori i njohur Robert Ndrenika ka kërkuar nga prokuroria që të reagojë për Teatrin Kombëtar. Në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në një lidhje telefonike LIVE , aktori i njohur Ndrenika tha se aty ka 20 vite që tentohet të bëhet një grabitje dhe askush nuk thotë gjë, as prokuroria.
Gjithashtu Ndrenika tha se ambasadori i SHBA-ve kërkon peshqit e mëdhenj dhe ndërkohë që peshqit e mëdhenj i ka përpara syve, por zë cironga.
Lidhje telefonike me Ndrenikën:
Vasili: “Jeni të dëshpëruar?”
Ndrenika: “Jam shumë i dëshpëruar sepse duket sikur po i bie murit me kokë. Ai vend është i shenjtë, e gjithë kultura e kryeqytetit aty e ka nismën. Ambasadori i SHBA-ve kërkon peshqit e mëdhenj, peshqit e mëdhenj i ka përpara syve, por zë cironga. Aty ka 20 vjet që tenton të bëjë një grabitje të mbetur në tenativë dhe askush nuk thotë gjë, as prokuroria, as qeveria. Mesa duket Rama do ta bëjë këtë punë”
a.ç