“Djalin e kemi bërë lanet, nuk duam që t’i shikojmë sytë. Nuk do i shkojmë as në gjyq”.
Kështu shprehen të pikëlluar prindërit e moshuar të Çlirim Shahollit, i cili vrau gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes.
Në një intervistë për ‘News24’ prindërit e autorit shprehen se djali i tyre duhet të vuajë për krimin që bëri.
Pas një sherri të momentit Çlirim Shaholli vrau bashkëshorten, nënë e 6 fëmijëve duke ia përplasur kokën në dysheme.
Në sallën e gjyqit ai u shpreh i penduar për krimin, duke u kërkuar falje fëmijëve.
a.ç