TIRANE-Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore. PD vijon që të akuzojë për blerje të votës dhe kërkon votim elektronik për të shmangur këtë fenomen. Por bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore nga PS, Çuçi thotë se kjo nuk është cështje e vetëm një partie. Ndërsa eksperti i KE, Quentin Reed theksoi se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote dhe renditi disa nga mekanizmat që sipas tij janë përdorur.
Debati të Komisioni i Reformës Zgjedhore
Oerd Bylykbashi: Votimi elektronik redukton blerjen e votës. Mos dënueshmëria e kësaj vepre e bën të pavlerë masën. Deri më sot nuk ka asnjë dënim për blerjen e votës, ndaj jepet mesazhi se të gjithë mund të bëjnë ç’të duan në këtë drejtim. Për ne kjo cështje është thelbësore. Duhet vullnet kryesisht i mazhorancës
Bledi Çuçi: Kjo nuk është cështje e një partie dhe as e te viteve të fundit
Quentin Reed ekspert i KiE: Të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim në avancë. Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma. Shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra. Së dyti premtimi për punë në sektorin publik. Fenomen dominant në Shqipëri. Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit. Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër. Duhet te ndalohet përdorimi i dhënies së shkëmbimeve të ruhet fshehtësia e votës dhe të ndërgjegjësohen njerëzit.
a.ç