Rritja e cilësisë në shërbimet e turizmit është e lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve që përgatiten në këto shkolla, të cilat janë një garanci për zhvillimin e turizmit. Rritja e cilësisë në shërbimet e turizmit është e lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve që përgatiten në këto shkolla, të cilat janë një garanci për zhvillimin e turizmit.
Zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Danja Sorensen në një takim të zhvilluar në një nga komplekset turistike në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, shpjegoi rolin e madh që ka sektori i turizmit në punësimin e të rinjve. Sorensen tha se në vitin 2017, në këtë sektor u punësuan mbi 42 mijë qytetarë, shifër kjo me një rritje vjetore prej 20%.
Por zv-ministrja bëri të ditur se që sektori i turizmit të arrijë në potencialin e tij ka nevojë mbi të gjtha për një forcë pune të kualifikuar. Sipas saj, nga anketa e nevojave për aftësi e bizneseve ka dalë se sektori i turizmit është sektori ku hendeku i aftësive është më i madhi në vend. Ajo inkurajoi të rinjtë t’i drejtohen arsimit profesional.
66% e të rinjve që mbarojnë arsimin e mesëm profesional punësohen 6 muaj deri në një vit pas diplomimit. Në sektorin e hoteleri-turizmit, 80% e të rinjve që përfundojnë shkollën punësohen brenda 6 muajve nga momenti i diplomimit./ata
ma.me