Një burrë ka rrëfyer se e ka mbytur vajzën së tij katërvjeçare në një sakrificë për Zotin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Nawab Ali Qureshi, 26 vjeç, kishte mohuar më parë vrasjen e Rizwanës dhe akuzoi se përgjegjëse ishte një mace familjare. Fëmija u gjet me fytin e saj të prerë, të premten.I akuzuari Nawab Ali Qureshi pranoi krimin e tij gjatë marrjes në pyetje, duke pretenduar se donte t’i pëlqente Perëndisë duke ‘sakrifikuar’ vajzën e tij të dashur Rizwana, thanë policët.
Qureshi kishte lexuar pasazhe nga Kurani para se të kryente vrasjen në Jodhpur të Indisë. Ai u tha të jetë rrëfyer pasi gruaja e tij Shabana shkoi në polici dhe e akuzoi për vrasje pasi gjeti vajzën e tyre të vdekur rreth orës 3 të mëngjesit, shkruan Metro.com, transmeton Gazeta Express. Në stacionin policor, i akuzuari kishte thënë se e donte vajzën e tij, por këtë vepër e kishte bërë për hir të perëndisë. “Unë jam një mysliman i devotshëm dhe e dua vajzën time më shumë se jetën time. Për disa ditë ajo ishte me gjyshen e saj dhe u kthye të enjten. E mora atë në treg dhe bleva ëmbëlsira dhe fruta. “Natën e çova në oborrin e poshtëm, i recitova disa vargje të shenjta, e vrava, pastaj u ktheva për të fjetur lart”, i kishte thënë Qureshi policisë.